Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gjykata e Posaçme ‘fal’ Kreshnik Hajdarin, ja dënimi që mori

Gjykata e Posaçme ‘fal’ Kreshnik Hajdarin, ja dënimi

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 150 orë shërbim prove kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Ky i fundit u dënua me një vit, por ai iu konvertua në shërbim prove për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Prokuroria e Posaçme e akuzoi Hajdarin për falsifikim të formularëve. Sipas SPAK-ut, Hajdari nuk ka deklaruar në formular dënimin e tij të marrë në Greqi për kalim të jashtëligjshëm të kufirit në vitin 1999.

Më 15 nëntor të vitit të kaluar Hajdari u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme.

Më 14 nëntor, Hajdari i shpëtoi heqjes së mandatit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u shpreh se nuk ka një shkak ligjor që t'i ndërpritet mandati Hajdarit, edhe pse nuk deklaroi në formularin e dekriminalizimit, dënimin në Greqi.

Në fillim të muajit nëntor të 2023, drejtësia greke i përcolli Ministrisë shqiptare të Drejtësisë, një vendim që faktonte se kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, është dënuar nga gjykata e Janinës, ndërkohë që në formularin e vetëdeklarimit ka thënë se nuk është i dënuar.

Gjykata në Janinë e ka gjetur fajtor Hajdarin për hyrje në territorin grek në mënyrë të paligjshme dhe e ka dënuar në 23 qershor të vitit 1999 me “masë riedukuese të qortimit”

Të fundit