Flash News

Ditari i Maxhorancës

Godina e re e Arkivit Qëndror Shtetëror/ Rama: PD la në mëshirë të fatit memorien e shtetit shqiptar

Godina e re e Arkivit Qëndror Shtetëror/ Rama: PD la në

Kryeministri Edi Rama vizitoi ditën e sotme godinën e re, grumbulluese e mbrojtëse të Arkivit Qendror Shtetëror në Shkozë, i shoqëruar nga drejtori i Arkivës Shtetërore, Ardit Bido.

Rama tha se kjo godinë është projektuar sipas standarteve më të mira arkivore për të ruajtur biografinë e shtetit shqiptar.

Ndërkohë, nuk kanë munguar akuzat ndaj Partisë Demokratike,  për të cilën tha se kur ishte në pushtet, “e la për dekada në mëshirë të fatit memorien e dokumentuar te truallit shqiptar që nga shekulli VI dhe më pas e vetë shtetit shqiptar qysh nga 1912”.

“Pas 100 e kusur vjetësh edhe Shqipëria e ka më në fund infrastrukturën grumbulluese e mbrojtëse të Arkivit Qendror Shtetëror, sipas standardeve më të mira arkivore për të ruajtur biografinë e shtetit tonë

***e tmerrshme se si për dekada e dekada, sidomos në vitet e Rrumpallës Demokratikase, memoria e shtetit shqiptar u la në mëshirë të fatit, në kushtet e një turpi të pashoq që është në fakt pasqyra e patriotizmit fals të atyre që atdheun e trajtuan vetëm si avaz propagandistik e si plaçkë pushteti…”, shkruan Rama. 

Të fundit