Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Komunist i ndyrë", Gramoz Ruçi përjashton nga parlamenti deputetin e opozitës së re

"Komunist i ndyrë", Gramoz Ruçi përjashton nga
Ruçi

Përfundimi i fjalës së kryeministrit Edi Rama në Kuvend, u shoqërua me debat nga deputetë të opozitës, teksa kryeparlamentari Ruçi ka përjashtuar nga seanca deputetin Alimadhi.

Ky i fundit u përfshi në debat me Ruçin, pasi kërkonte replikë me kryeministrin.

Më tej Ruçi u shpreh se do të kërkonte nga Konferenca e Kryetarëve përjashtimin e deputetit me 10 ditë.

Nga ana e tij, deputeti i opozitës, përsërtiti edhe një herë qëndrimin e tij për kryeparlamentarin ndërsa iu drejtua me fjalët "komunist i ndyrë"

Pjesë nga Debati:

Alimadhi: Një komunisit i ndyrë të privon lirinë e fjalës.

Ruçi: të tërheq vëmendjen..

Alimadhi: A do të dal fare nga parlamenti

Ruçi: Po të tërheq për herë të tretë

Alimadhi: Po e pastaj..

Ruçi:  Do dalësh jashtë

Alimadhi: Më nxirr .. jashtë u kënaqe

Ruçi:  Herë e katër, herë e pestë…  përjashtohesh nga seanca dil jashtë..

Alimadhi: oo bravo bravo

Ruçi: Nëse nuk del jashtë, do kërkoj të përjashtohesh 10 ditë.

Alimadhi: Zbato rregulloren

Ruçi: Ankohu, do kërkoj për moszbatim të urdhrit.. përjashtohesh nga seanca e do kërkoj përjashtimin tënd për 10 ditë.

Të fundit