Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Green Pass në bare -restorante”, Manastriliu sqaron deklaratën:Të gjitha opsionet janë të tavolinë

“Green Pass në bare -restorante”, Manastriliu sqaron

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka sqaruar deklaratën e fundit në Kuvend lidhur me vendosjen e ‘Green Pass’ në bare dhe restorante në sajë të situatës nga Covid-19.

E ftuar në ‘Real Story’, Manastrliu tha se çdo opsion për të përballuar pandemisë e Covid-19 është në tryezë të cilat do të vlerësohen në varësi të ecurisë.

“Për të qenë precize për atë që deklarova. Ne jemi duke vlerësuar dinamikën e pandemisë. Do të shohim se si do të përballemi me ecurinë e infektimeve. Të gjitha opsionet janë të tavolinë, edhe vendosja e Green Pass është një nga këto. E kemi vendosur por studentët dhe ka pasur një rritje e studentëve që janë vaksinuar. 38-30% e grupmoshës 18-24 janë vaksinuar por jemi akoma larg. Ne duhet të vaksinojmë edhe 1 milionë 170 mijë qytetarë. Kemi bërë mbi 1 milionë e 900 mijë.

Me dy doza janë 890 mijë. Italia, Maqedonia e vende të tjera kanë vendosur alerte pasi zona jeshile janë kthyer në të verdha. Ne kemi treguar se me vendimet që kemi marrë kemi qenë të kujdesshëm dhe u qëndrojmë atyre. Kemi ruajtuar një situatë që nuk na ka çuar në kolaps të sistemit shëndetësor.  Qeveria ka siguruar vaksina, mos ta harrojmë këtë. Procesi i vaksinimit është sfidues. Ne kemi nisur me obligime aty ku ka risqe më të mëdhenj.  Derë më derë kemi shkuar, tha ministrja.

 

Të fundit