Flash News

Ditari i Maxhorancës

E pohon Rama, Greqia dhe Italia refuzojnë ftesën për në Samitin e “Ballkanit të Hapur”

E pohon Rama, Greqia dhe Italia refuzojnë ftesën për në

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se Greqia dhe Italia refuzuan ftesën për të qenë të pranishme në Samitin që po mbahet në Beograd.

Gjatë fjalës së tij, ai bëri me dije se kanë ftuar Greqinë dhe Italinë që të marrin pjesë në Samitin e “Ballkanit të Hapur në Beograd”,  duke shtuar se ato me elegancë nuk kishin pranuar.

“Ne ftuam edhe ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Italisë që për arsye objektive dhe pamundësie, me ndjesën elegante nuk mund të ishin këtu por do të jenë sërish të ftuar dhe shpresoj të jemi të gjithë së bashku në samitin e ardhshëm në Tiranë. Për ne është e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen të gjithë vendet e rajonit tonë por ti bashkëngjiten edhe vende si Turqia, Greqia, Italia e Hungaria”, tha Rama.

 

Të fundit