Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Greqia mashtroi BE-në”, Rama i kërkon falje Mitsotakis për deklaratën e bërë

“Greqia mashtroi BE-në”, Rama i kërkon falje Mitsotakis

Kryeministri shqiptar Edi Rama i kërkoi falje homologut të tij Kyriakos Mitsotakis për komentet e bëra për Greqinë, raportojnë mediat greke. Rama tha se vendet kandidate nuk duhet ta mashtrojnë BE-në, ndërsa kur u pyet se kush e ka bërë këtë, ai përmendi Greqinë.

Kjo deklaratë bëri jehonë në mediat greke dhe ka qenë në fokus të takimit “kokë më kokë” mes Ramës dhe kryeministrit grek Mitsotakis gnë Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

“Më vjen keq për diçka që dëgjova, që thashë disa gjëra të çuditshme për Greqinë, për mënyrën sesi ajo arriti disa gjëra, por nuk është diçka që ka të bëjë me të tashmen, në asnjë mënyrë nuk ka të bëjë me Greqinë e sotme”, ka thënë Rama.

Deklarata e Ramës shkaktoi reagime të ashpra, me shumë që e cilësuan komentin fyes, veçanërisht përpara një vizite dypalëshe mes dy liderëve.

Sipas raportimeve të mediave, Mitsotakis tha se Greqia mbështet plotësisht rrugën e Shqipërisë në BE dhe se të dy vendet janë afër zgjidhjes së çështjes së detit.

Burimi: Euractiv

Të fundit