Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Greva është pengesa e vetme", Rama u përgjigjet grave naftëtare: Nuk bisedoj me ju nën presion

"Greva është pengesa e vetme", Rama u përgjigjet grave
Foto Ilustruese

Kryeministri Rama ka vijuar me të njëjtën thirrje për grave naftëtare të Uzinës së Ballshit, të heqin dorë nga greva në mënyrë që të kenë bisedime për pagat.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shkruan se e vetmja pengesë është greva juaj, teksa shprehet se qeveria nuk mund të bisedojë nën presion e me ultimatume.

Më tej ai thotë se është gati "t’ju qajë hallin", në momentin që mbyllet greva.

Reagimi i plotë:

Të dashura motra greviste të Ballshit! Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj. Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë!

Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t’ju përdorin kundër qeverisë!Qeveria është e juaja, por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t’u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve!

Ndërkohë, kujtojmë që sot një grup artistësh vizituan gratë naftëtare në Ballsh, teksa bënë thirrjen se nëse qeveria nuk jep zgjidhje për ta, do t'ju bashkohen grevës.

 

 

Të fundit