Flash News

Ditari i Maxhorancës

Grupi i dytë dhe i tretë me refugjatë në Rinas, Rama: Mbërritën 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq

Grupi i dytë dhe i tretë me refugjatë në Rinas, Rama:

Mbërrijnë në aeroportin “Nënë Tereza” grupi i dytë dhe i tretë i afganëve, përkatësisht 95 dhe 60 civilë. 

Në pritje të refugjatëve nga Afganistani ishte kryeministri Edi Rama, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim.

Mësohet se mes 154 afganëve që mbërritën mbrëmë, mes tyre ka aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre.

"Mirëmëngjesi pa u gdhirë dhe nga Rinasi ku deri sot kanë mbërritur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët edhe gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre, ju uroj një fundjavë të qetë", shkruan Rama.

Grupi me refugjatët që mbërriti së fundmi do të strehohen në Qytetin Studenti në Tiranë.

Grupi i parë i qytetarëve afganë nga Kabuli mbërriti në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në orët e para të mëngjesit të së premtes. Ata tashmë janë strehuar përkohësisht në hotele pranë Durrësit.

 

 

 

 

 

Të fundit