Flash News

Ditari i Maxhorancës

Habit Mazniku: Ndërtimet, trafiku dhe kostoja e jetesës janë probleme të mira për Tiranën

Habit Mazniku: Ndërtimet, trafiku dhe kostoja e jetesës janë

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka thënë se ndërtimet në rritje, trafiku i rënduar dhe kostoja e jetesës, janë probleme të mira për Tiranën.

Mazniku tha në “Opinion” se këto probleme janë karakteristikë e qyteteve që rriten, zhvillohen dhe kanë një ekonomi pozitive.

Mazniku shtoi se nëse ndërtimet nuk do të kishin shkuar pas volumit të njerëzve që vijnë në Tiranës, çmimi i apartamenteve do të ishte rritur akoma më shumë se ç’është tani.

“Sa i përket ndërtimit, ne përballemi shpeshherë me dy akuza. Nga njëra anë thuhet është rritur kosto e jetesës, që do të thotë një çift i ri e ka të vështirë të blejë një shtëpi. Nga ana tjetër thuhet po i jepen më shumë leje se ç’duhen ndërtimit. Pyetja e thjeshtë është, në parimin e ekonomisë së tregut, nëse oferta e ndërtimeve të reja në qytet do binte, do kishte më pak ndërtime të reja, çfarë do ndodhte me çmimet e apartamenteve. Në logjikën më bazike do të thotë që në qoftë se ne nuk do ta kishim ndjekur me të njëjtin ritëm siç është rritja e qytetit në volum njerëzish dhe rritjen e qytetit në apartamente, çmimet do ishin rritur dhe më shumë se ç’janë rritur.

Ndërtimet, trafiku dhe kosto e jetesës janë probleme pa dyshim që ka nevojë të shqyrtohen, por janë probleme të mira. Sepse janë probleme të cilat i shohim në ato qytete që rriten, që zhvillohen, që ka ekonomi pozitive. Ne duam që të mos e shpërndajmë qytetin. Hapja e qytetit sjell më shumë trafik”, u shpreh Mazniku. 

Të fundit