Flash News

POLITIKOFF

Luizi i përgjigjet sërish Dea Mishelit: Mbaj përgjegjësi për çfarë nxjerr nga goja

Luizi i përgjigjet sërish Dea Mishelit: Mbaj përgjegjësi

Luiz Ejlli dhe Dea Mishell janë rikthyer sërish në vëmendje të audiencës pas një përplasje virtuale. Ishte Ejlli i pari që provokoi nga një klub, ku iu drejtua turmës duke rikujtuar epitetin “provincial” që Dea Mishel i tha gjatë kohës së qëndrimit në BBVA 2.

Përpos kësaj, Ejlli këndoi një këngë që i drejtohej nënës së Dea Mishel, çka solli edhe reagimin e kësaj të fundit.

Por, Luizi ka reaguar sërish gjatë një video-live në Instagram. Ai ka thënë para ndjekësve se nuk dëshiron të flasë më shumë dhe se nuk ka asgjë personale me askënd.

“Nuk po flas ndonjë fjalë më shumë, sepse çfarë do që të flas duket sikur e kam personale me dikë, por unë s’kam asgjë me njeri. Këtu do të jem, këtu do të rri, siç i kam bërë ballë gjërave, do t’i bëj deri në fund. Çfarë nxjerr nga goja mbaj vetë përgjegjësi. Do të jem i drejtpërdrejtë gjithmonë siç kam qenë. Edhe unë gaboj, por mundohem që çfarë them, ta mendoj mirë dhe t’i them në sy gjërat për gjithçka.”– u shpreh Ejlli.

 

 

Të fundit