Flash News

Ditari i Maxhorancës

Hapet gara për ndërtimin e aksit Milot-Fier/ Balluku pranon dështimin me rrugën e Arbrit? Rama flet për tenderat e parafabrikuar

Hapet gara për ndërtimin e aksit Milot-Fier/ Balluku pranon

Ditën e sotme është hapur gara për ndërtimin e aksit Milot-Fier, pjesë e korridorit blu. Milot-Fier do të jetë autostrada e parë në Shqipëri që do të ketë shpejtësi maksimale që arrin deri në 130 km/h.

Lajmi është bërë nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku. Kjo e fundit ka folur edhe për rrugën e Arbrit, e cila u inagurua më 29 nëntor të vitit të kaluar dhe menjëherë shfaqi probleme në disa pjesë të saj.

Balluku tha se brenda 17 muajve do të përfundojë tuneli i Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit. Ajo nënvizoi se kanë hasur vështirësi ndaj është rishikuar projekti dhe është shtyrë afati kontraktual.

“Rruga e Arbrit në nëntor të vitit të kaluar u bë e aksesueshme në një pjesë të saj por mbeten disa pjesë të rëndësishme për tu dorëzuar siç është tuneli i Murrizit. Ky tunel na ka vendosur para një vështirësie të madhe sa i përket gjeologjisë dhe na është dashur të rishikohej projekti e të shikohej hyrja veriore me 120 metra duke bërë që të shtyhet dhe afati kontraktual i kësaj pjese të veprës së rrugës së Arbrit.

Një pjesë e mirë e atij tuneli që nga 3.2 metra i projektuar, sot ka shkuar në 3.8 metra. Si tuneli kryesor, si ai ndihmës vijon me ritme të avashta por konstante por besojmë se brenda 17 muajve do të dorëzohet dhe tuneli i Murrizit”, tha Balluku.

Ndërsa kryeministri Edi Rama, është ndalur te kritikat, që nuk kanë qenë të pakta për projektet infrastrukturore të qeverisë së tij. Kostot e larta, mungesa e garës në tendera apo e cilësisë kanë qenë shpesh kritikat ndaj projekteve të tij.

Si përgjigje për kritikat, Rama mohoi që fituesi i tenderit për aksin Milot-Dier të jetë paracaktuar pa nisur ende gara.

“Për ata që thanë për një tender të parafabrikuar, për korrupsion, vrimë e madhe në ujë se gara u bë që edhe një kompani shumë e madhe që u paraqit nuk e mori dot për shkak se oferta e saj, nuk ishte në interes të vendit, me afate të gjata dhe kërkesa që nuk i plotësonim, me këtë korridor mbyllet një pjesë e madhe e rrjetet kryesor të Shqipërisë”, tha Rama.

 

 

Të fundit