Flash News

Ditari i Maxhorancës

Hapja e dosjeve të ish-sigurimit, cilët janë dy socialistët që abstenuan ligjin

Hapja e dosjeve të ish-sigurimit, cilët janë dy socialistët

Kuvendi votoi dje me 94 vota pro hapjen e dosjeve të ish-sigurimit. Pas një seance që zgjati rreth 13 orë, Kuvendi votoi ndryshime në ligjin për “Të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të shtetit”.

Këto ndryshime parashikojnë hapjen e dosjeve, deklasifikimin e të gjithë dokumenteve nga 29 Nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991 të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, si dhe heqin pengesat për riverifikimin e figurës së personave që kanë një certifikatë të mëparshme pasurie.

Ndër emra që i dhanë dritën e gjelbër ndryshimeve në ligj ishin jo vetëm socialistët, por edhe deputetët e Alibeajt, të cilët bashkuan votat me maxhorancën.

Mirëpo, pavarësisht shumicës, dy socialistë vendosën të mos i bashkohen maxhorancës. Në listën e votave të publikuar nga Kuvendi vihet re se, sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri dhe deputeti Nasip Naço, bojkotuan ndryshimet në ligj.

Nuk dihet nëse Gjiknuri apo Naço kanë pasur qëndrim tjetër nga kolegët, apo arsye që çuan në abstenimin nga ana e tyre.

Hapja e dosjeve të ish-sigurimit, cilët janë dy socialistët Hapja e dosjeve të ish-sigurimit, cilët janë dy socialistët Hapja e dosjeve të ish-sigurimit, cilët janë dy socialistët Hapja e dosjeve të ish-sigurimit, cilët janë dy socialistët 

Të fundit