Flash News

Ditari i Maxhorancës

Hapja e negociatave, Balla: Brenda 6-mujorit Shqipëria do mbajë konferencën e parë ndërqeveritare

Hapja e negociatave, Balla: Brenda 6-mujorit Shqipëria do mbajë

Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla, është shprehur së fundmi se ka shpresa të plota se brenda 6-mujorit që Gjermania ka drejtimin e BE, Shqipëria të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare për nisjen e negociatave.

Në një prononcim për Report Tv, Balla theksoi se diskutimet me kolegët evropianë vijojnë thuajse çdo ditë ku të kalohet nga diskutimi i progres raportit drejt hapave për nisjen e bisedimeve.

Më tej ai shton se kapitujt më të vështirtë për negociatat janë reformat e thella për vendin dhe ajo në drejtësi.

"Sot kemi pasur një diskutim me kolegë të KE mbi progres raportin dhe kalimin e pjesës tjetër të procesit për mbajtjen e  konferencës së parë qeveritare. Brenda 7 vitesh Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat dhe brenda një kohe të shkurtër është bërë gati për të nisu bisedimet për anëtarësim. Kjo nuk varet vetëm nga ajo që bëjmë por edhe nga situata të brendshme të BE.

Ne jemi me fat që kemi presidencën gjermane në këtë 6 mujor të dytë dhe besoj se brenda kësaj presidence do të mbajmë konferencën e parë që është dhe fillimi dhe protokolli i i parë i bisedimeve. 

Me ndryshimin e metodologjisë së kërkuar nga Franca janë futur edhe disa elementë dhe kapituj që lidhen me reformat e thella dhe drejtësinë janë edhe më të vështirat. ne jemi me fat që kemi reforma jonë në drejtësi po vijon dhe jemi në këtë fazë ku po kërkojmë mbajtjen e  konferencës së parë ndërqeveritare", tha Balla.

Ndërkohë, kujtojmë se pak ditë më parë, gazetarja e njohur Erisa Zykaj nga Brukseli deklaroi se në dhjetor nuk ka hapje negociatash për Shqipërinë, siç pritet.

Duke folur në emisionin “Tempora” në RTV Ora, gazetarja thotë se shkak janë dy ‘d-të’ siç i cilëson ajo që e ngëlin Shqipërinë në klasë.  

Të fundit