Flash News

Ditari i Maxhorancës

Heqja e imunitetit ndaj Ahmetajt, Rama ‘thyen’ heshtjen: Nuk e them dot është apo jo fajtor

Heqja e imunitetit ndaj Ahmetajt, Rama ‘thyen’ heshtjen: Nuk e them

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë, pas votimit në parlament, për heqjen e imunitetit ndaj ish zv,kryeministrut Arben Ahmetajt, duke i hapur kështu rrugë arrestimit të tij, pas kërkesës së SPAK.

Në një dalje për mediat, Rama u shpreh se nuk mund të pajtohet kurrë me ata që fryjnë xhepat duke abuzuar me besimin e njerëzve dhe besimin e tij duke kthyer mandatin e shqiptarëve.

 “Ky është zyrtarit më të lartë shqiptar që është përfshirë deri më sot në rrjetin e prokurorisë, ishte një tjetër test i SPAK.

Kush nuk ka dëgjuar që në krye të herës, besoj duhet ta mbajë mend që e kam kërkuar me ngulm këtë reformë. Kam thënë që dua një përmbysje të sistemit të vjetër të drejtësisë, e kam menduar mirë se çfarë flas. Se kam pasur vetëm për kalbësirën kutërbuese të drejtësisë, por dhe vetë kulturën mjerane të një drejtësie të gjunjëzuar para një njeriu të veshur me pushtet.

Që kur i hymë detit në këmbë për reformën në drejtësi, nuk kishte bërë vaki që një njeri i veshur me pushtet, të dilte si njeri i thjeshtë para drejtësisë.

 I vetmi rast kur një njeri me pushtet ishte dënuar nga gjykata, ai i Fatos Nanos ishte i fundit i traditës së burgosjes poltike të kundërshtarëve politikë.

Mua këtë mision ma kanë besuar shqiptarët. Para tyre, qoftë atyre që më kanë zgjedhur ose jo, për ta udhëhequr këtë përpjekje historike në të mirë të gjithëve, nuk pajtohem dot me askënd që thyen besimin e shqiptarëve, për të fryrë xhepin.

Dua të kthej nderin që më kanë bërë, duke besuar nderin e këtij vendi, jam gati të mbaj baltën pa mbarim, por nuk jam e nuk do të jem kurrë gati të mbaj në kurriz të PS askënd që mendon se mund ta mbajë si kurrizin e një kali për të shirë pa fund”.

.

Të fundit