Flash News

Ditari i Maxhorancës

Hetim për 25 prillin, inceneratorët dhe 'Bechettin'/ Rama mbledh grupin, vendos si do të votojë për ngritjen komisioneve

Hetim për 25 prillin, inceneratorët dhe 'Bechettin'/ Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të PS. Në fokus të takimit ishte ngritja e Komisioneve Hetimore që ka kërkuar Partia Demokratike.

Sipas informacioneve që qarkullojnë në media, PS ka vendosur të votojë kundër ngritjes së Komisionit Hetimor për çështjen Becchetti, ndërsa për dy të tjerët do të votojë pro, por do të kërkojë të riformulohet objekti i hetimit.Pritet që në seancën plenare të së enjtes të diskutohet për ngritjen e këtyre komisioneve. 

PD ka kërkuar ngritjen e tre Komisioneve Hetimore. Opozita kërkon hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit (mbylljen e kufijve për emigrantët, punësimet dhe legalizimet në prag të zgjedhjeve, patronazhistët, etj).

Gjithashtu ka depozituar kërkesë në Kuvend për hetimin e dosjeve të inceneratorëve duke i konsideruar korruptive dhe për çështjen 'Becchetti', ku sipërmarrësi italian fitoi në arbitrazh gjyqin kundër shtetit shqiptar për vendimin e mbylljes së biznesit të tij në vendin tonë, duke përfituar edhe një shpërblim mbi 100 milionë eurosh.

 

Të fundit