Flash News

Ditari i Maxhorancës

Hetimet e SPAK për koncesionin, Manastirliu fshin postimin për “sterilizimin”

Hetimet e SPAK për koncesionin, Manastirliu fshin postimin për

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, inspektuan dje Spitalin “Shefqet Ndroqi” ku panë nga afër procedurat e sterilizimit, kjo e fundit tashmë nën hetim nga SPAK.

Rama e quajti “sukses” planin madhor të qeverisë së tij, koncesioni i sterilizimit mbylli në qeli ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenin të cilit iu besua koncesioni, Ilir Rrapaj.

Mirëpo, çudia ka ndodhur me ministren Manastirliu e cila ka bërë një ndryshim në postimin e saj në Facebook lidhur me vizitën dhe inspektimin te “Shefqet Ndroqi”. Manastirliu ka fshirë pjeSën e postimit ku fliste për getimet e SPAK-ut mbi koncesionin e sterilizimit.

“Hetimi i SPAK-ut për abuzime të mundshme në procesin e ndërtimit të këtij Partneriteti Publik Privat, nuk e cënon aspak suksesin e prekshëm të kësaj nisme madhore të qeverisë shqiptare për Rilindjen e Shëndetësisë, por siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit shqiptar, duke nxjerrë përfitime vetjake të paligjshme gjatë kryerjes së detyrës në punën për qëllimin e përbashkët,” shkruante Manastirliu në postim.

Hetimet e SPAK për koncesionin, Manastirliu fshin postimin për Hetimet e SPAK për koncesionin, Manastirliu fshin postimin për

Nuk dihet se pse ministrja ka vendosur ta fshijë këtë pjesë të postimit, apo nëse tashmë hetimet që SPAK ka nisur për koncesionin kanë ngjallur “panik” te Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që “suksesi” për të cilin Rama foli dje ka bërë pjesë të hetimeve edhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Të fundit