Flash News

Ditari i Maxhorancës

Hetimet ndaj Ahmetajt, GJKKO pranon vendosjen e sekuestros për 4 apartamente në Tiranë dhe Durrës

Hetimet ndaj Ahmetajt, GJKKO pranon vendosjen e sekuestros për 4

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosi sekuestro preventive ndaj 4 banesave të ish-zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj.

Klan Neës raporton se këto apartamente në Tiranë dhe në zonën e Hamallajt në Durrës dyshohet se kanë qenë në pronësi të Ahmetaj dhe më pas të jenë shitur tek persona të tjerë në mënyrë fiktive.

Mëngjesin e sotëm agjentët e BKH ushtruan kontrolle në banesën e të atit të Erjola Hoxhës në Lalëz, partneres së Ahmetajt me vendim të GJKKO.

Arben Ahmetajt i është hequr nga Parlamenti imuniteti i deputetit, duke i hapur rrugë firmosjes së kontrolleve dhe kërkesës për arrrestim nga SPAK. Nuk ka ende informacion nëse nga GJKKO është firmosur urdhri për arrestimin e Ahmetajt.

Ky i fundit nuk ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh. Avokati i tij pohoi që Ahmetaj ndodhet në Britani të Madhe.

SPAK e akuzon Arben Ahmetajn për 3 akuza në lidhje me inceneratorët; për korrupsion pasiv, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.

 

 

 

Të fundit