Flash News

Ditari i Maxhorancës

Inceneratorët/ Përfundon pas 3 orësh marrja në pyetje nga SPAK e Armando Subashit: Do shkoj sa herë të më kërkojë

Inceneratorët/ Përfundon pas 3 orësh marrja në pyetje nga

Përfundon pas rreth tri orësh marrja në pyetje e Kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi në ambientet e brendshme të SPAK, lidhur me aferën e inceneratorëve.

Pas dëshmisë, ai tha për mediat se ka dhënë shpjegimet e tij për inceneratorin e Fierit, por nuk preferoi të japë sqarime konkrete pasi sipas tij janë pjesë e një çështje në hetim.

"U thirra në cilësinë e deklaruesit dhe dhashë shpjegime për inceneratorin e Fierit. Do vij sa herë të më thërrasë prokuroria. Nuk mund të flas më shumë se është çështje në hetim", tha Subashi.

Më herët u mor në pyetje edhe deputeti i PS, Alqi Bllako, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.

Të fundit