Flash News

Ditari i Maxhorancës

Hetimi i politikanëve, Balla: Proces që e ka kaluar Rumania e Kroacia, s'do bëjë përjashtim as Shqipëria

Hetimi i politikanëve, Balla: Proces që e ka kaluar Rumania e Kroacia,
Taulant Balla

Kreu i grupit paralamentar i PS, Taulant Balla foli për hetimin e zyrtarëve të nivelit të lartë dhe politikanëve. Duke marrë shembullin e Rumanisë dhe Kroacisë, ai tha se as Shqipëria nuk do të bëjë përjashtim.

Balla deklaroi se koha kur politika emëronte ka përfunduar. Ai solli në vëmendje se edhe në Shqipëri, ka raste ku ish-ministra janë në dyert e gjykatave dhe prokurorë që janë dënuar.

“Sa i takon procedimeve të nivelit të lartë, politikanëve, as Shqipëria nuk do bëjë përjashtim nga vendet e tjera që kanë kaluar në këtë proces si Rumania e Kroacia. Mund t’ju jap vetëm një shifër, mos shkofshim deri aty po pse jo, para 7-8 vitesh në Rumani ishin të dënuar nga kryeministra tek ministra, nga senatorë e deputetë me një numër të konsiderueshëm.

Edhe në Shqipëri në fakt, se ne gjithmonë i kalojmë, ka ish-ministra në dyert e gjykatave, ka prokurorë të përgjithshëm që janë dënuar në një shkallë të gjyqësorit apo dhe në shkallën e parë të gjyqësorit, dhe natyrshëm që është procves që do vijojë e rëndësishme që kemi garantuar gjënë më të rëndësishme, koha kur politika emëronte apo kishte kompetenca në emërtesa ka përfunduar një herë e përgjithmonë”, tha Balla.

Të fundit