Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Humbi jetën aksidentalisht", Rama sqaron vendimin për lidhjen e pensionit familjes Rasha: Po nëse plumbi do ishte rikoshet?!

"Humbi jetën aksidentalisht", Rama sqaron vendimin për
Në foto: Kryeministri Rama

Kryeministri Rama ka komentuar vendimin e qeverisë për t’i lidhur pension familjes së Klodian Rashës, me arsyetimin se humbi jetën “ aksidentalisht”.

Gjatë konferencës për shtyp, Rama është shprehur se ky është thjesht një term juridik, pasi ai nuk ishte Gjykatë. 

“Kjo është një nga çorbat që keni bërë ju”, është shprehur kryeministri ndaj gazetarëve, duke sqaruar se "ishte përplasje aksidentale dhe i riu nuk ishte objekt i një misioni policor".

“Nuk ka lidhje me aksidentin e vendosjes së një fjale përfundimtare mbi çshtjen gjyqësore. Kjo është e gjitha. Po të ishte aksident, po të kishte humbur jetën se i erdhi një plumb rikoshet nga një operacion policor aty afër nuk do merrte pension?!”, ka theksuar Rama.

“Kjo është një nga çorbat që keni bërë ju. Një çorbë që ka trazuar shpirtërat e njerëzve për shkak se kam marrë rolin e Gjykatës, është përdorur një term juridik teknik për të përcaktuar arsyen e dhënies së pensionit. Dhe është thënë aksidentalisht nga veprimi i forcave policore. Personi që humbi jetën tragjikisht nuk ka qenë objekt i ndonjë misioni policor.

Por ka humbur jetën në kushte të një përplasje aksidentale. Kjo nuk përcakton që personi është vrarë me një plumb nga qielli, përcakton se humbja e jetës është i një përplasje aksidentale.

Në këtë përplasje aksidentale që nuk ka qenë pjesë e një operacioni, zinxhiri komande, se ka raste kur Policia në një operacion një person i rrezikshëm duhet asgjësuar.

Ky nuk është rast. Për të mos marrë përsipër të bëjmë Gjykatën, por për të dhënë atë kontribut që është solidaritet me familjen, që është shprehje e motivit pse dhe si ne e kuptojmë këtë detyrë, kur themi nuk do jeshë kurrë vetëm në problemin e hallin që të ka zënë.

Nuk ka lidhje me aksidentin e vendosjes së një fjale përfundimtare mbi çshtjen gjyqësore. Kjo është e gjitha. Po të ishte aksident, po të kishte humbur jetën se i erdhi një plumb rikoshet nga një operacion policor aty afër nuk do merrte pension. S’ka qenë rasti për t’i dhënë pension. Në këtë rast është pjesëmarrja e shtetit dhe qeverisë në këtë dhimbje, që filloi me një ndjesë, dhe e cila vazhdon me një hap tjetër, që nuk e sjell në jetë më fatkeqin, por sidoqoftë shpreh në mënyrë simbolike për të qenë pranë prinëdrve të tij”- tha Rama.

Të fundit