Flash News

Ditari i Maxhorancës

Hyseni “në gjurmët” e Ramës, shfaqet në studio me kravatë ekuacionesh aritmetike dhe “thumbon” opozitën: U bëra pishman…

Hyseni “në gjurmët” e Ramës, shfaqet në studio

I ftuar në PolitikOn, në RTV ORA, deputeti socialist Alket Hyseni nuk nguroi të “thumbonte” opozitën, më konkretisht kryetarin e saj Lulzim Bashën.

Nisur nga pretendimet e PS-së për lapsuset e zotit Basha në aritmetikëe, Hyseni tha se në “nder” të këtyre gabimeve mban veshur një kravatë me ekuacione aritmetike.

Ai shtoi më tej se opozita e ka të vështirë të bëj veprime të thjeshta matematikore, e jo më të kalojë në nivele algjebre apo algoritmike.

Alket Hyseni: Në dy tabela që keni publikuar ju nuk rezulton kështu. Kjo është matematika e opozitës. Për matematikë opozita është… Kam marrë një kravatë sot po ta shohësh është me ekuacione matematikore, por u bëra pishman sepse ata aritmetikën nuk e bëjnë dot e jo më të kalojë në nivele algjebre dhe algoritme.

Për çështje debati nuk e di një nga kolegët tonë tha që e ha në mëngjes. Ne në debat jemi në çdo kohë të hapur, kur të fillojë fushata, janë të legjitimuar do të ketë dhe debate.

Të fundit