Flash News

Ditari i Maxhorancës

“I dërgova e-mail’, Vasilika Hysi tregon arsyen pse u largua nga PS dhe si e priti Rama vendimin

“I dërgova e-mail’, Vasilika Hysi tregon arsyen pse u largua
Vasilika Hysi, deputete e PS

Deputetja e PS, Vasilika Hysi ka treguar motivet që e çuan në vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’, në News24, Hysi u shpreh se ky është një vendim personal i menduar gjatë, ndërsa tregon se si ia komunikoi Ramës tërheqjen nga gara dy muaj para zgjedhjeve.

Unë nuk e kam politikën profesionin tim. Unë erdha nga jeta akademike dhe mendova në një moment të caktuar, mendoj se në 12 vite, një mandat në opozitë dhe dy mandate në qeverisje, ishin të mjaftueshëm dhe mendoj që të vë një balancë më të mirë, mes punës familjes miqve.” – u shpreh Hysi, ndërsa shprehet se ndihet shumë e vlerësuar në PS.

Unë i kisha kërkuar takim kryeministrit dhe nuk e mendoja që do më priste, duke pasur parasysh ngarkesën e madhe.

Ja kisha kërkuar ka disa javë takimin, dhe i dërgova një email, ku menjëherë jam takuar. E vlerësoj shumë takimin për dy arsye të thjeshta, e para kur më ka ftuar të jem pjesë e politikës, ku çfarë më ka thënë, ka dalë, dhe që të ruaja profilin e të drejtave të njeriut. Për këtë i jam shumë mirënjohës kryeministrit dhe të gjithë kolegëve. Kështu që kryeministri nga njëra anë nuk e priste largimin, por vlerësoi faktin që unë i kam dhënë sa kam mundur dhe brenda hapësirave që mund të kesh në një parti. Unë jam e gatshme të kontribuoj, sidomos për atë që kam shumë përzemër, reformën në drejtësi”, tha Hysi.

 

 

Të fundit