Flash News

Ditari i Maxhorancës

I dyti në Kukës, Petrit Malaj tregon si u ftua nga Rama të kandidojë si deputet: Jam takuar 3 herë me të

I dyti në Kukës, Petrit Malaj tregon si u ftua nga Rama të

Aktori dhe dekani i Fakultetit të Artit Skenik, Petrit Malaj është pozicionuar i dyti në listën e PS në qarkun e Kukësit për të kandiduar si deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Duke folur në Abc, Malaj ka treguar si e mori ofertën nga kryeministri Edi Rama për të kandiduar në listat e PS.

Populli ka njerëz që premtojnë gjëra boshe. Unë kam zë që do të buçasë fort nesër në parlament. Nëse dikush nuk flet në parlament pse duhet të zgjidhesh. Unë I kam hapur punë vetes. Unë jam shumë rehat. Unë kam pasur ftesë nga kryeministri. Jam takuar tre herë me të për këtë çështje. Ai ka pasur një presion të madh komunitar.

Sepse mendova të mos e prisja terezinë time. Thuhet që një person që hyn në politikë do përlyhet. Kush do më përlyejë mua. Unë kam shkuar atje këto ditë. Askush në komunitetin ku unë përballem, mos të presë nga Petriti që të atakoj kundërshtarët. I kam thënë kryeministrit, që ju e keni kthyer pak kokën në veri, por koka duhet të kthehet më shumë. Unë nuk jam entuziast. Unë jetën time e kam pasur konkurs gjithmonë. Edhe kur kam marrë rolet në film, edhe kur jam zgjedhur pedagog, edhe kur ajo zgjedhur dekan, jam zgjedhur, nuk m’i ka dhënë njeri”, tha Malaj.

 

 

Të fundit