Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sulmi i selisë së PS në Shkodër, Balla: U organizua nga PD, dhuna e sponsorizuar me paratë e korrupsionit

Sulmi i selisë së PS në Shkodër, Balla: U organizua nga PD,
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla nga Elbasani

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i ka cilësuar protestat e ditëve të fundit të organizuara nga PD dhe LSI.

Nga Elbasani, ku ka komentuar sulmin e selisë së PS në Shkodër, Balla thotë se është sponsorizuar nga PD me paratë e korrupsionit ende të pandëshkuar.

“Në Shkodër, organizimi është nga PD. edhe në Korçë nga PD e LSI.

Dhuna po sponsorizohet me paratë e korrupsionit ende të pandëshkuar të Berishës, Metës, Kryemadhit e Bashës. Vodhën protestën për qëllimet e tyre.

Këto akte dhune që çuditërisht nuk ka ndodhur kurrë në këto 30 vite, nuk janë sulmuar objekte shtetërore. Nuk e di ku është arsyeja të shkulësh semaforin e të sulmosh selitë e partive.

Sa më shumë vijnë dhimbjet nga goditjet e SPAK aq më shumë rritet vandalizmi i politikës së politikanëve të keqes në vend”, tha Balla.

Të fundit