Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sulmi kibernetik nga Irani, Kodheli: Shqipëria duhet të bëjë ‘detyrat e shtëpisë’, të jemi më vigjilent

Sulmi kibernetik nga Irani, Kodheli: Shqipëria duhet të bëjë

Zv.presidentja e asamblesë parlamentare të NATO-s, Mimi Kodheli, foli rreth sulmit kibernetik të dytë nga Irani që ndodhi dy ditë më parë.

Kodheli tha për Euroneës Albania, se rrezikshmëria që i kanosej Shqipërisë nga Irani ishte e lartë, ndaj edhe duhet dëbimi i diplomatëve iranianë nga vendi.

“Nuk është hera e parë që Shqipëria shpall persona non-grata pjesë e trupës diplomatike të republikës së Iranit. Fakti që për 24 orë u dha vendimi që diplomatët të përfaqësisë së tyre të largohen, tregon edhe rrezikshmërinë. Duhej të linin vendin sepse rrezikshmëria ishte e lartë. Unë besoj që kjo do të jetë një luftë e vazhdueshme dhe ne duhet të jemi të përgatitur. Para disa javësh pata një konferencë me një gjeneral në pension të SHBA që bashkë me ekspertë tët tjerë u ftua në Shqipëri të vijë. Ai me shumë të drejtë tha se Shqipëria nuk është vendi i vetëm ka shumë vende të tjera që kanë pasur sulme kibernetike shumë më të rënda. Sot luftohet në mënyra të ndryshme. Më duhet të sjell në vëmendje një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe sekretarit të Shtetit Blinken lidhur me marrëveshjen 5G që është pjesë e paketës mbrojtëse”, tha Kodheli.

Kodheli shtoi se megjithëse SHBA-ja është shteti që ka politikat më të mira mbrojtëse në raste të tilla dhe përtej ndihmës që na ofron, Shqipëria duhet të jetë më vigjilente.

“Është shteti më në gjendje të mund të përballë teknikat në mbrojtje. Është një mik i mirë që i kemi besuar një suport që lidhet me këtë që po flasim. Por nuk do të thotë që ne nuk duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë, ne duhet të jemi më alert”, u shpreh me tej ajo.

 

Të fundit