Flash News

Ditari i Maxhorancës

I mituri në komisariat pas protestës së opozitës, ministrja Koçiu thyen heshtjen: Askush është mbi ligjin

I mituri në komisariat pas protestës së opozitës, ministrja

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar sot në Kuvend lidhur me shoqërimin në komisariat të një të mituri pas protestës së 24 janarit.

Koçiu sqaroi se 14-vjeçari u shoqërua për verifikim pasi u konstatua duke gjuajtur policët me gurë si dhe nënvizoi se nuk është trajtuar në mënyrë çnjerëzore dhe ka qëndruar në ambiente të përshtatshme për të mitur, duke shtuar se “askush nuk është mbi ligjin dhe fëmijët nuk duhet të përdoren për manipulim politik”.

"Dua të ndalem te rasti i diskutuar për të përdorur opinionin publik dhe manipulimin politik. Rasti i shoqërimit të një të mituri, gjatë veprimeve të policisë së shtetit, u konstatua i mituri duke gjuajtur me gurë dhe sende të forta drejt policëve. Për të mbrojtur jetën e policëve dhe vetë të miturit, ai u mor për verifikim.

Bëhej fjalë për një 14-vjeçar, në asnjë moment nuk është trajtuar në mënyrë të paligjshme apo çnjerëzore. Ka qëndruar në një ambient të përshtatshëm në përputhje me standardet për mbrojtjen e të miturve. Askush nuk është mbi ligjin, askush nuk duhet të përdorë fëmijët për të justifikuar dhunën”, u shpreh Koçiu.

 

 

 

Të fundit