Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sulmi ndaj bankave, justifikimi i ministres: Ndodh në gjithë botën

Sulmi ndaj bankave, justifikimi i ministres: Ndodh në gjithë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka folur për sulmet kibernetike që kanë pasur në shënjestër bankat. Ajo u justifikua se sulme të tilla ndodhin në gjithë botën.

Ky “argument” përdorët shpesh nga qeveria, e cila nuk mban përgjegjësi për një skandal të tillë, ku të dhënat personale dhe llogaritë bankare nuk janë të sigurta.

Por sipas ministres,  si pasojë e këtyre sulmeve nuk është prekur asnjë llogari e individëve.

“Ka pasur njoftime që sektori bankar është sulmuar nga atake kibernetike. Ju siguroj që ka në muaj mbi 1 mln sulme të cilat janë sulme të përditshme në sektorin privat apo publik. Tani është një luftë e prekshme që prek çdo sektor publik apo privat.

Banka në fjalë ka bërë komunikimet e saj dhe nuk ka pasur prekje të llogarive të individëve. Sektori bankar ka marrë masa që herët sa i përket sulmeve kibernetike. Qeveria është duke ndërtuar infrastrukturën që do monitorojë sulmet që do vijnë në të ardhmen. Është një dukuri që nuk ndodh vetëm në vend. Ndodh në të gjitha vendet e botës sepse kjo është një lloj lufte e re e një ere të re”, deklaroi ajo.

 

Të fundit