Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sulmi terrorist në Vjenë, Rama: Vlerat tona të përbashkëta, më të forta se ekstremizmi

Sulmi terrorist në Vjenë, Rama: Vlerat tona të
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin e terrorist në Vjenë, ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 15 të tjerë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama shprehet se ndihet zemërthyer për këtë ngjarje dhe se mendimet e lutjet tona janë me familjarët e viktimave.

Më tej ai thekson se vlerat e përbashkëta të dy vendeve do të jenë gjithmonë më të forta se çdo ekstremizëm i dhunshëm.

Mesazhi i Ramës:

“Zemërthyer nga sulmi terrorist në Vjenë, që është edhe më shumë sot zemra e Evropës sonë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjarët e viktimave. Vlerat tona të përbashkëta do të jenë gjithmonë më të forta se çdo ekstremizëm i dhunshëm. Ne qëndrojmë të vendosur me Austrinë”, shkruan Rama.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, gjithashtu ka përcjellë një mesazh për sulmin terrorist në Vjenë, teksa thekson se ngjarje të tilla dëmtojnë përpjekjet e popujve për të mbrrojtur jetët nga pandemia si dhe ndihmon të dallohet se kush sakrifikon në emër të dashurisë dhe cili godet e masakron në emër të urrejtjes.

Mesazhi i Ruçit:

Terroristët sulmuan mbrëmë një ndër qytetet më të bukura të botës dhe një ndër pavionet e civilizimit, Vienën. Cilatdo qofshin motivet e këtij sulmi terrorist, ato tregojnë se qytetërimi është ende i kërcënuar nga barbaria dhe se përpjekjet e njerëzimit për tolerancë, paqe e siguri vazhdojnë të sfidohen nga impulset e errëta. Këto akte po dëmtojnë përpjekjet e popujve, komuniteteve e qytetarëve për të mbrojtur jetët njerëzore nga pandemia, i bëjnë jetët e tyre më vulnerable, dhe na ndihmojnë të dallojmë më qartë ata që ndërtojnë e sakrifikojnë në emër të dashurisë dhe ata që godasin e masakrojnë në emër të urrejtjes.

Të fundit