Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ibrahimaj: Bordet e karburanteve do të pezullohen së shpejti, çmimet janë stabilizuar

Ibrahimaj: Bordet e karburanteve do të pezullohen së shpejti,

Bordet e karburanteve pritet të pezullohen së shpejti, ka bërë të ditur ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

Në një intervistë për ABC, ministrja thotë se për shkak të stabilizimit të çmimeve të karburanteve, qeveria do të dalë me një vendim, që parashikon shfuqizimin e bordit të karburanteve.

Kemi diskutuar për shfuqizimin e bordit, pasi në një situatë ku çmimet e karburanteve janë të stabilizuara dhe nuk kanë luhatje të mëdha në bursa ndërkombëtare dhe jemi në një proces të vendimmarrjes për pezullimin e aktivitetit të bordeve.

Do vijojmë mbikëqyrjen e çmimeve për të shmangur spekulimet. Për momentin nuk ka ende një datë por kemi nisur diskutimet për pezullimin e aktivitetit të bordeve”, tha ministrja Ibrahimaj. 

Të fundit