Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ibrahimaj: Paketa e Rezistencës na kushton 39 mln lekë, nesër çmimi i naftës më i lirë

Ibrahimaj: Paketa e Rezistencës na kushton 39 mln lekë, nesër

Ministrja e financave, Delina Ibrahimaj ka folur mbi paketën mbështetëse të qeverisë pas situatës së krijuar me rritjen e çmimeve.

E ftuar në emisionin ‘Open’, ministrja tha ndër të tjera se kjo paketë i ka kushtuar qeverisë 39 milionë lekë dhe mbështet të gjithë familjarët, te punësuarit, konsumatorët dhe bizneset e vogla.

"Unë mundohem të sqaroj se e gjithë paketa që prezantuat ka një kosto prej 39 milionë lekësh. Ne e kemi parë të nevojshme të mbështesim familjarët, bizneset e vogla, konsumatorët, të punësuarit të cilët kanë më shumë nevojë.

Nuk bëhet fjalë për një kategori por për të gjithë popullatë. Mbrojtja që qeveria shqiptare bën dhe ka bërë pa filluar lufta për energjinë elektrike, e ka bërë që në tetor të vitit të kaluar që pa filluar lufta. Që vitin e kaluar dhamë 10 miliard lekë nga buxheti i shtetit për blerjen e energjisë elektrike", tha ajo. 

Ibrahimaj tha se nga nesër çmimi i naftës do të jetë më i lirë se ç’është sot.

"Në mbledhjen e nesërme që që do të mbahet me furnizuesit e naftës në vend, Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit pritet të vendosë që çmimi për naftën më të ulët se 217 lekë, ndikuar nga ulja e çmimit në bursë", tha Ibrahimaj.

 

Të fundit