Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ibrahimaj prezanton projektligjin për buxhetin: Në vitin 2022 parashikojmë rritje ekonomike me 4%

Ibrahimaj prezanton projektligjin për buxhetin: Në vitin 2022

Ditën e sotme u mblodh Konferenca e Kryetarëve, ku ministrja e Financave Delina Ibrahimaj projektligjin “Për buxhetin e shtetit të vitit 2022”. Ajo tha se shpenzimet për administratën publike reflektojnë rritjen e pagave, që është parashikuar të ndodhë vitin e ardhshëm.

“Shpenzimet e personelit për vitin 2022, reflektojnë koston aktuale të Administratës Publike, si dhe politikën e re të rritjes së pagave kryesisht për sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes.

Fondi vjetor për rritjen e pagave është planifikuar në shumën 2.4 miliardë lekë dhe parashikon rritjen e pagës për funksion me 6% për punonjësit shëndetësor, arsimorë”, tha Ibrahimaj.

Kjo e fundit u shpreh se buxheti ka si synim rimëkëmbjen e ekonomisë. Ministrja tha se parashikohet që vitin e ardhshëm rritja ekonomike të jetë 4%.

“Buxheti ka për synim rimëkëmbjen e ekonomisë. Rritje në të gjithë sektorët do përkthehet në punësim dhe do të ketë nxitje për krijimin e vendeve të reja të punës. Për 2022 parashikojmë rritje ekonomike deri në 4%”, deklaroi ministrja.

 

Të fundit