Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ikja e të rinjve, Muzhaqi: Fenomen që ndodh në gjithë botën, nuk do të doja t’i ndaloja

Ikja e të rinjve, Muzhaqi: Fenomen që ndodh në gjithë

Ministrja për Fëmijët dhe Rininë, Bora Muzhaqi e ka cilësuar largimin e të rinjve nga Shqipëria një fenomen që ndodh në gjithë botën.

E ftuar në Report tv, për të folur mbi hartimin e një strategjie kombëtare për Rininë, ministrja tha se fenomeni jo domosdoshmërish duhet me konotacione negative.

“Ikja e të rinjve është një fenomen që ndodh në gjithë botën dhe jo domosdoshmërish duhet për më konotacione negative. Të gjithë kanë mundësi që të largohen dhe jam e gëzuar që të rinjtë e kanë këtë mundësi unë nuk do të doja t’i ndaloj nga ikja. Programet kanë këtë qëllim që t’i bëjnë të rinjtë që të qëndrojnë në Shqipëri.

Programi i kodimit lidhet me të rinjtë që të kenë paga të denja në Shqipëri. Të rinjtë shqiptar jo gjithmonë e kanë mundësinë të bëhen pjesë e këtyre kurseve. Në fakt të gjitha programet që janë parashikuar, por edhe ato që kanë filluar janë të shpërndara gjeografikisht në të gjithë Shqipërinë.

Pjesa që dua të theksoj se një nga kërkesat dhe kriteret vlerësues ka qenë përfshirja e grupeve të margjinalizuara. Të gjitha janë elementë shtesë që të rinjve shqiptar u ofrohen me shumë mundësi. Të marrin pjesë në shumë aktivitete falas. Është një paketë që të rinjve u ofron shumë mundësi”, u shpreh ministrja.

Të fundit