Flash News

Ditari i Maxhorancës

Impakti i krizës në ekonomi, Ibrahimaj tregon dy skenarët e qeverisë, si mund të ndryshojë buxheti

Impakti i krizës në ekonomi, Ibrahimaj tregon dy skenarët e

Komisioni i Ekonomisë është duke shqyrtuar buxhetin për të përballuar krizë pas rritjes së çmimeve.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj tregoi dy skenarët të cilat qeveria ka parashikuar për efektet që kriza e çmimeve pritet të sjellë në ekonominë e vendit.

Ministrja tha se në skenarin më të mirë, impaktet e saj do të jenë të dukshme, por të përkohshme për ekonominë. Ajo shtoi se inflacioni i përgjithshëm për këtë skenar, parashikohet të arrijë në 4.5%.

Në skenarin më pesimist, Ibrahimaj thekson se ekonomia do të marrë goditje të forta, por do të rikthehet në tren normal në një afat të mesëm.

“Impakti në ekonominë tonë i goditjes nga krahu i ofertës i manifestuar në rritjen e cmimeve të produkteve të energjisë disa produkteve bazë ushqimore pritet te këtë një impakt relativisht të dukshëm për ekonominë tonë. Në vlerësimet tona sipas skenarit bazë të projeksioneve makro fiskale në skenarin me probabilitetin më të lartë të ndodhjes, ky impakt do jetë i përmbajtur dhe i përkohshëm. Në këtë skenar parashikojmë që inflacioni i përgjithshëm mesatar në 2022 në tërësi të jetë 4.5% e pritet të kulmojë në fund të tremujorit të dytë dhe në fillim të tre mujorit të tretë. Nga viti 2023 e në vijim parashikojmë që inflacioni mesatar vjetor të jetë rreth targetit të BSH 3%. Edhe në skenarët më pesimistë që ne kemi ku këto goditje supozohen më të forta rezulton se ekonomia do ketë rritje pozitive e do rikthehet në trend normal në afatin e mesëm”, tha Ibrahimaj.

Ibrahimaj tha se do të ketë një rishikim të buxhetit në kuadër të situatës së krijuar nga kriza. Sipas ministres, do të rakordohen 28 milionë lekë për vitin 2022 në mbështetje të sektorit energjetik.

“Ky rishikim i buxhetit të vitit 2022 ka synim rakordimin e mbështetjes në sektorin e energjisë me 20 mld lekë duke e cuar këtë shumë në 28 miliardë lekë për vitin 2022; financimi i një paketë ndihme për konsumatorët për të përballuar rritjen e cmimeve të konsumit me 6 miliardë lekë”, theksoi Ibrahimaj.

Ministrja tha se efektet e rritjes së ccmimeve për mallrat e konsumit, do të përballohen përmes dy instrumenteve.

“Rialokimi i shpenzimeve buxhetore dhe rritjes së të ardhurave. Të ardhurat e buxhetit të shtetit me këtë akt normativ rriten me 10 mld lekë. Shpenzimet buxhetore janë rialokuar, pra shkurtuar në masën 16 miliardë lekë me shkurtime të shpenzimeve jo prioritare, administrative dhe shpenzime që mund të shtyhen në vitet në vijim”, shtoi ministrja.

Të fundit