Flash News

Ditari i Maxhorancës

Inceneratorët/ Nuk ke dashur ta parandalosh korrupsionin, Rama: Nuk ka asnjë aferë, është revolucion

Inceneratorët/ Nuk ke dashur ta parandalosh korrupsionin, Rama: Nuk ka

Deputeti i PD i ka drejtuar kryeministrit Edi Rama i thirrur si dëshmitar në Komisionin Hetimor për Inceneratorët nëse nuk ka mundur apo nuk ka dashur të parandalojë një aferë korruptive.

Rama iu përgjigj sërish i prerë se nuk ka asnjë aferë korrupotive në këtë mes, madje inceneratorët i cilësoi një revolucion për pastrimin e vendit nga plehrat.

“Kjo që hetoni e veprimtarinë dhe ekipit tim s’ka asnjë aferë, është revolucion për pastrimin e vendit nga mali me plehra . Sot Fieri, Elbasani Tirana,Durrësi si zona që marrin frymë. Kjo është puna ime. Nëse në këtë punë ministri përkatës akuzohet për diçka që nuk është pjesë e punës së përbashkët por e marrëdhënies së tij me kompaninë, kjo është jepi mbretit atë që i takon, i takon organit të akuzës që bën punën e vet. Lufta është plehrat apo ajri i pastër”, tha Rama.

Të fundit