Flash News

Ditari i Maxhorancës

Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkon dënimin e Alqi Bllakos dhe Leftër Kokës

Inceneratori i Elbasanit,  SPAK kërkon dënimin e Alqi Bllakos dhe

SPAK ka apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që shpalli të pafajshëm ish-deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish-ministrin e Mjedisit, Leftër Koka, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” lidhur me inceneratorin e Elbasanit.

Prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja, gjatë seancës në Apelin e Posaçëm, kërkuan dënimin e Bllakos me 4 vite burg, që në kuadër të gjykimit të shkurtuar do të përkthehej në 2.8 vite burg.

Për ish-ministrin Koka, SPAK kërkon të përfshijë në dënim edhe akuzën për “shpërdorim detyre,” duke kërkuar që dënimi i tij prej 6.8 vitesh të përfshijë të gjitha akuzat.

Ndërkohë, për çështjen e inceneratorit të Fierit nuk ka ende zhvillime në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, gjë që ka vonuar vendimin përfundimtar.

Të fundit