Flash News

Ditari i Maxhorancës

Incidenti në uzinën e Gramshit, Peleshi: Mund të jetë bërë për të tërhequr vëmendjen nga një skenar tjetër

Incidenti në uzinën e Gramshit, Peleshi: Mund të jetë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka komentuar dy incidentet në uzinat e armëve në Gramsh dhe Poliçan ku u arrestuan, 2 rusë, një ukrainas dhe katër çekë, si dhe u sulmuan dy ushtarë shqiptarë.

Në një konferencë për mediat bashkë me ministrin e Brendshëm, Bledi Cuçi Peleshi ngre dyshime se ngjarja mund të ketë pasur synim për të devijuar vëmendjen nga një skenar tjetër.

“Kemi të bëjmë me një grup të huajsh të cilët as nuk kanë tentuar ta vizitojnë atë zonë ushtarake me leje sipas procedurës. Ngjarja e Gramshit po trajtohet me shumë seriozitet.

Mund të jetë një ngjarje që nuk na shqetëson shumë se çfarë kanë fotografuar por mund të ketë qëllim për një skenar tjetër. Jetojmë në një rajon delikat. Jemi në një kohë të prishjes së ekuilibrave gjeopolitike por cdo ngjarje meriton të shohiom jo si duket por dhe në mënyrë të tërthortë’- tha Peleshi.

Të fundit