Flash News

Ditari i Maxhorancës

Inspektimi i “Financave” tek inceneratori i Elbasanit, Rama: Nuk më pyesin fare

Inspektimi i “Financave” tek inceneratori i Elbasanit, Rama: Nuk

Kryeministri Edi Rama është pyetur në mbledhjen e Komisionit Hetimor për inspektimin financiar të kryer Ministria e Financave në qershor të 2020-ës për inceneratorin e Elbasanit.

Ai tha se nëse qeveria e tij do të ishte "një grup i strukturuar", atëherë nuk do të kishte mundësi që Ministria e Financave të niste inspektim për inceneratorët.

Gjithashtu theksoi se inspektime janë kryer, pasi institucionet punojnë në mënyrë të pavarur.

"Qeveria ime nuk është grup i strukturuar i një njeriu, në qeverinë time respektohet çdo njeri në punë dhe dinjitetin e tyre. E imagjinoni dot që në grup të strukturuar dhe të dilte me inspektime Ministria e Financave se çfarë do të bëhej.

Nuk pyetem unë fare nëse duhet inspektuar apo jo, pasi kështu e kuptoj unë punën e qeverisë time. Inspektime janë bërë dhe është bërë brenda të gjithë pavarësisë të atij institucioni dhe ky është një shembull tipik si funksionon qeveria ime", tha Rama.

 

Të fundit