Flash News

Ditari i Maxhorancës

Integrimi, Rama "thumba" BE-së: Është vërtet e lodhshme. Shqipëria në situatë absurde prej pengmarrjes së Bullgarisë

Integrimi, Rama "thumba" BE-së: Është vërtet e

Kryeministri Edi Rama e nisi konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen duke e falenderuar për punën që ajo ka bërë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Krah von der Leyen, Rama nuk kurseu "thumbat" për BE-në. Ai tha se Bashkimi Europian është i lodhshëm në një aspekt, duke lënë të kuptohet që e ka fjalën për çeljen e negociatave.

Gjithashtu shtoi se BE është një forcë e madhe për shtetet e Europës. Rama e ka konsideruar pengmarrje, veton e Bullgarisë, duke theksuar se Shqipëria ndodhet në një situatë absurde sa i takon procesit.

Ai tha se von der Leyen ka qenë një avokate e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe e rëndësisë së Ballkanit Perëndimor në BE. Rama bëri me dije se me presidenten e Komisionit Evropian foli dhe për bashkëpunimin rajonal.

"Kjo nuk është vizita protokollare e një prej autoriteteve më të lartat të Europës, por është dhe vizita e një gruaje që është angazhuar personalisht për ta vënë të gjithë kapacitetit të detyrës që mbulon në mbështetje të atyre familjeve që dolën shumë të goditur nga tërmeti dhe të Shqipërisë.

Këtu jemi në një vend që është një dëshmi e gjallë e solidaritetit dhe e frymës së bashkëpunimi dhe miqësisë me marrëdhënies me BE. Kjo është një arsye e dukshme dhe e prekshme për të mos humbur durimin me BE , që është vërtet e lodhshme në një aspekt që e dimë shumë mirë, por që është një forcë e madhe pozitive në shërbim të njerëzve dhe shoqërive që bëjnë pjesë në këtë kontinent të bekuar. 

Kemi folur edhe për procesin, situatën absurde që ndodhet Shqipëria për shkak të vetos të Bullgarisë, pengmarrje ndërkohë që i kemi kryer detyrat dhe presim të ulemi në tryezë me BE.

Nuk kam ç'të them përvec falenderimeve, sepse është avokate e procesit dhe një ndër ata që janë të bindur për rëndësinë e Ballkanit Perëndimor në BE.

KE ka disa vite që jep rekomandime për çeljen e negociatave. Komisioni është i rreptë, por dhe i parashikueshëm sepse bazohet në fakte dhe prova. Kur gjerat shkojnë në Këshill, nis politika dhe dinamikat e shteteve.  Siç po ndodh sot me Bullgarinë, që ka marrë peng procesin.

Kemi folur edhe për ecurinë e procesit të bashkëpunimit rajonal, dihet se Von der Leyen është një nga bashkëpunëtoret e ngushta të Merkel, e cila nisi procesin e Berlinit dhe për këtë arsye presidentja e njeh mirë procesin e përafrimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në.

Në këtë aspekt në vigjilje dhe të samitit të Ballkanit Perëndimor kemi diskutuar për të gjitha, e njohja e Kosovës kërkon dialog kërkon bashkëpunim e besim reciprok mes palëve", tha Rama.

Të fundit