Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ironizon planin e opozitës, Rama: Do rrisim pagën minimale në 400 mijë lekë, për politikanët mbetet e njëjtë deri më 2025

Ironizon planin e opozitës, Rama: Do rrisim pagën minimale në 400
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot planin për pagat, biznesit dhe taksat në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit. Ai tha se deri në fund të mandatit të tretë të qeverisë paga minimale do të bëhet 400 mijë lekë. Kryeministri nuk i shmangu as sot ironitë për opozitën dhe planin e saj ekonomik.

"Sot dua të themi se çfarë do bëjmë konkretisht. Unë dua të fokusohem te hapat konkretë për taksat. Është shumë më shumë se ishte duke e rritur çdo vit. Ne synojmë ta çojmë pagën minimale në 40 mijë lekë deri në fund të mandatit të tretë.

Këto tonat janë masa të planifikuara për t'u zbatuar nga qeveria ime. Ndërsa të tyret janë premtime për ti marrë era e vjeshtës së parë në qeverisjen e Lulit, Saliut, Ilirit, Monikës, Shpëtimit, Dashit, Mediut, Dules, Dukës, Nard Dokës dhe Palokës dhe të tërë çufove dhe bubave kaçurrel që janë mbledhur në atë çadër cirku ku nuk mungon as Marku dhe as Gjekmarku", tha Rama.

Ky i fundit shtoi se pagat e mësuesve dhe bluzave të bardha do të rriten me 40%, ndërsa ato të administratës publike do të rriten me 30%. Sipas tij, pagat e politikanëve do të mbeten të pandryshuara.

“Prandaj në mandatin e tretë, pagat e mësuesve dhe bluzave të bardha do të rriten 40% më shumë. 30% do rriten pagat e punonjësve të administratës publike. Ndërsa pagat e politikanëve do të mbeten siç janë deri në vitin 2025", shtoi ai.

 

 

Të fundit