Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ish-deputeti i PS dha tjetër versionin për kasetën e Krushës, Rama: Nuk jam hetues, Basha s’ka burrëri

Ish-deputeti i PS dha tjetër versionin për kasetën e

Kryeministri Edi Rama iu shmang përgjigjes lidhur me versionin e ish-deputetit socialist, Dashamir Peza, dhënë pak ditë më parë në ‘News 24’, i cili tha se kaseta e masakrës së Krushës së Madhe iu dha BBC nga dëshmitari Milaim Bellanica.

Duke folur në ‘Real Story’, Rama tha se dëshmitari nuk ka asnjë arsye që të sajojë, por Basha duhet të japë shpjegime për transparencë lidhur me të shkuarën e tij.   

“Nuk jam as hetues, as i interesuar për detaje, unë nuk kam asnjë arsye të besoj që dëshmitari nga Kosova, por edhe të tjerë që kanë folur, kanë ndonjë motiv që t’i turren Lulzim Bashës dhe ta mbulojnë me shpifje.

Këtu problemi është lidhur me punën në të shkuarën, pasi Basha nuk ka dalë asnjëherë të flasë qartë se cili ka qenë roli i tij. Gjithë kjo që krijohet si paqartësi, si konfuzion, dhe që njerëzit të ndahen mes patriotëve dhe tradhtarëve, është mungesë e burrërisë së liderit të opozitës në përballjen me faktet që kanë një sensibilitet publik”, tha Rama.

Të fundit