Flash News
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Dyshohet se përdhunoi një 18-vjeçare gjermane, i riu shqiptar vihet nën hetim në Itali
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
Ish-deputeti socialist “shigjeton” Ballukun: Rastet flagrante të korrupsionit duhen kallëzuar penalisht

Zërat kritikë në radhët e socialistëve duket se po shtohen, ndërsa ish-deputeti Petro Koçi ka lëshuar një sërë mesazhesh që janë interpretuar si sinjale të drejtpërdrejta për drejtues të lartë të mazhorancës.
Në një reagim të gjatë lidhur me protestat qytetare dhe luftën kundër korrupsionit, Koçi kërkoi që Partia Socialiste të reflektojë thellë mbi mënyrën e funksionimit të saj, duke vënë në pikëpyetje modelin e përqendrimit të pushtetit te personat e deleguar politikisht.
Pa përmendur emra konkretë, ai la të kuptohet se individët që ndodhen nën hetim apo ndjekje penale nuk duhet të vazhdojnë të mbajnë funksione të rëndësishme politike. Një deklaratë që është lexuar si një thumbim ndaj figurave të fuqishme brenda qeverisë, mes tyre edhe zv.kryeministres Belinda Balluku.
Koçi theksoi se qeveria nuk duhet ta delegojë të gjithë barrën e luftës kundër korrupsionit te SPAK-u, por duhet të reagojë vetë ndaj rasteve flagrante të shpërdorimit të detyrës.
Ish-deputeti socialist shkoi edhe më tej, duke propozuar një ligj të posaçëm që do t’u hiqte imunitetin zyrtarëve të lartë për të paktën dhjetë vitet e ardhshme, si dhe forcimin e mëtejshëm të kompetencave të SPAK-ut.
Reagimi i plotë
Duke shprehur publikisht mbështetjen për aksionet e fundit të SPAK kundër krimit të organizuar që ka shtrirë tentakulat e pastrimit të parave në ndërtim, blerje dhe përvetësim tokash etj nuk mund të mos reagoj sërish për protestat e përnatshme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Shumica e pjesëmarrësve aty janë idealistë, të pakënaqur nga administrata dhe misionarë për çështje të pastra publike. Sigurisht që benzina politike vjen kryesisht nga e djathta e menjanuar nga Sali Berisha, nga arrivistë të çdo lloji që shohin shanse për t’u promovuar në të ardhmen në Kuvend. Nuk mungojnë as krerët e partickave të rrjeteve sociale që na bëjnë si gazetarë politikë me celularë në dorë.
Parrulla e Ballit Kombëtar “Shqipëri e shqiptarëve, vdekje tradhëtarëve” e vërteton përpjekjen që protesta të përdoret për revansh të së djathtës ndaj së majtës.
Por protesta e idealistëve duhet të shfrytëzohet si energji popullore për të zhvilluar një demokraci të garantuar institucionale, forcim të luftës ndaj korrupsionit nëpërmjet fuqizimit të SPAK dhe vendosjes së standarteve për barazi dhe solidaritet social bashkëkohor.
PS-së nuk i duhet nënshtrim, por reflektim serioz që përfshin reformë kushtetuese e ligjore në këto piketa:
1-Anulim i ndryshimeve kushtetuese të 21 Prillit 2008 të propozuara nga Sali Berisha që e kthyen Republikën nga parlamentare në kryeministrore.
Kjo do të krijonte frymëmarrje dhe oksigjen për kontroll të parlamentit mbi ekzekutivin.
2-Forcim ligjor i funksionalitetit dhe efikasitetit të SPAK të shoqëruar me një ligj special që heq imunitetin e zyrtarëve të lartë të paktën për 10 vitet e ardhshme.
3-Hartimi dhe aprovimi i një sistemi zgjedhor që garanton pluralizëm dhe barazi përfaqësuese në raport me votat në nivel kombëtar.
4-Rreptësimi i mbikëqyrjes dhe penalizimit për përfshirjen e administratës shtetërore në proceset zgjedhore.
5-Ndërmarrja e një reforme praktike në funksionimin dhe rezultatet e Kadastrës ku një zgjidhje e shumëpritur do ishte kalimi i kompetencës për lëshimin e vërtetimeve të pronave të certifikuara te noterët.
Ndërkohë qeveria nuk mund ta lërë luftën kundër korrupsionit vetëm në duart e SPAK. Rastet flagrante të shpërdorimit duhet të shoqërohen me masa publike administrative dhe kallëzime penale.
Vetë PS ka nevojë të zëvendësojë skemën e përqendrimit të pushtetit nga duart e të deleguarve drejt të zgjedhurve të strukturave të bazës.
Dhe natyrisht të lirojë nga delegimi çdo individ nën ndjekje penale.
Në fund theksoj që protesta duhet trajtuar me pjekuri, as me armiqësi, por as me naivitet.
Le të shërbejë pjesa e pastër e saj si një investim për më shumë demokraci dhe jo thjesht për ndërrim të të ndenjurave të pushtetit.
Vetëm nga demokracia përfiton shumica dhe populli.
Vetëm kështu protesta do ta nxiste dhe jo frenonte integrimin europian që po troket te porta.
Lufta qoftë edhe sovraniste thjesht për pushtet në rastin e protestës do të ishte vetëm një korrupsion i ri!
Të fundit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56
Anglia do të përballet me Argjentinën pas eleminimit të Zvicrës
12 July 2026, 14:18
Shpopullimi i vendit zbraz shkollat, mbi 113 mijë nxënës më pak në një dekadë
12 July 2026, 13:31
Do shisnin disa lloje dr*gash në Vlorë, 5 të arrestuar, 2 prej tyre italianë
12 July 2026, 11:37
Dyshohet se ra në një gropë thithëse, humb jetën 33-vjeçari në lumin Mat
12 July 2026, 10:18
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
12 July 2026, 08:48
Temperaturat shkojnë deri në 38 gradë, si parashikohet moti sot
12 July 2026, 08:33
Krim në mesnatë, vritet me armë zjarri një 50-vjeçar në Bërxullë
12 July 2026, 08:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 July 2026, 08:00
Përplasen 2 automjeti në aksin Peqin-Elbasan, 5 të plagosur
11 July 2026, 20:48
Vritet me armë zjarri një person në Shkodër, detajet e para
11 July 2026, 20:07
Farsa e Jalës dhe sheshi i Tiranës
11 July 2026, 19:48
Rama 'kapet' edhe me eurodeputetët që mbëshetën protestën: Flasin përçart
11 July 2026, 19:01
E rëndë në Kolonjë, vdes punëtori 36-vjeçar gjatë ngarkimit të trupave të drurit
11 July 2026, 18:44
Eklipsi i parë total diellor në Evropë në pothuajse 30 vjet: Çfarë duhet të dini
11 July 2026, 17:58
Policimi i internetit si tregues i shpërfytyrimit final të Edi Ramës!
11 July 2026, 17:11
Flakët përfshijnë një banesë në Korçë, humb jetën 72-vjeçari
11 July 2026, 16:54
Çfarë duan sorrat dhe korbat, që nuk mund ta ofrojnë grabitqarët socialistë ?
11 July 2026, 16:14
Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!
11 July 2026, 15:54
Vrasja e Ilir Gjinit në Kurbin, policia sekuestron dy armë zjarri
11 July 2026, 14:56
Berisha: SPAK është i kontrolluar nga Rama, po bllokohen dosjet e qeveritarëve
11 July 2026, 13:25
Zeroja me xhufkë shkruan “Rilindja 2.0”
11 July 2026, 13:14
Berisha: PD do dorëzojë së shpejti padi për Librin e Kuq të Edi Ramës
11 July 2026, 12:27
Trump: Jemi pajtuar për bisedime të mëtejshme me Iranin
11 July 2026, 12:08
Haaland: Mund të kisha luajtur për Anglinë, por zgjodha Norvegjinë
11 July 2026, 11:51
Reuters: Biznesmeni që i shiti tokën Kushnerit dyshohet për pastrim parash
11 July 2026, 11:31
Aksident në Unazën e Madhe të Fierit, plagoset një i mitur
11 July 2026, 11:17
Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit
11 July 2026, 10:16
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
11 July 2026, 09:16
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
11 July 2026, 08:53
Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi për sot
11 July 2026, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 July 2026, 07:59
“Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google
10 July 2026, 22:01
Vritet ish-ministrja britanike, u gjet e pajetë në banesë
10 July 2026, 20:16