Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ish-ministrja Anila Denaj paraqitet në SPAK

Ish-ministrja Anila Denaj paraqitet në SPAK

Ish-ministrja Anila Denaj është paraqitur sot në ambientet e SPAK. 

Burime bëjnë me dije se ish-ministrja po merret në pyetje në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Vitin e kaluar për këtë koncesion u pyet për rreth 8-orë në SPAK edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Sterilizimi është një nga dosjet e para që u regjistrua në SPAK pas kallëzimit të “Nismës Thurje” në dhjetor të vitit 2019.

Ish-ministra dhe ministra aktual, si edhe deputetë socialistë janë parë shpesh kohët e fundit në SPAK në kuadër të dosjeve të ndryshme hetimore.



Të fundit