Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Ishte burim aksidentesh e segment rreziqesh", Rama publikon videon: Rruga e Kombit me standarde europiane sigurie

"Ishte burim aksidentesh e segment rreziqesh", Rama publikon videon:
Rruga e Kombit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga projekti i Rrugës së Kombit, teksa thekson se ky aks siguron qarkullimi normal në diell e në borë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shprehet se më parë kjo rrugë ishte burim aksidentesh, rrëshqitjesh masive gurësh e dheu, segment rreziqesh e vonesash në dimër, ndërkohë që tani është një rrugë me standarde europiane sigurie.

Postimi i plotë:

Mirmëngjes, dhe me këtë spektakël të punës së pandalshme për ta kthyer Rrugën e Kombit nga një rrugë të lënë rrugëve, burim aksidentesh, rrëshqitjesh masive gurësh e dheu, segment rreziqesh e vonesash në dimër, në një rrugë me standarde europiane sigurie, mirëmbajtjeje, qarkullimi normal në diell e në borë, ju uroj një ditë të mbarë.

Të fundit