Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Kam arritur në përfundimin...", iu bashkua PS-së, reagon për herë të parë Agron Çela

"Kam arritur në përfundimin...", iu bashkua PS-së,

Depueti i Qarkut të Shkodrës Agron Çela ka reaguar për herë të parë pasi la Partinë e Lirisë për t’iu bashkuar Partisë Socialiste.

Në një reagim në Facebook, Çela ka renditur arritjet që ka shënuar krah Lëvizjes Socialiste për Integrim dikur. Çela kërkon që votuesit t’i japin një shans PS-së në Shkodër pas 30 viteve nën drejtimin e demokratëve.

Çela e vë theksin tek investimet e qeverisë, teksa me bindje shprehet se socialistëve nuk do t'iu mungojë mbështetja e qytetarëve.

Deputeti, referuar takimit që bëri pak ditë më parë me Ramën, tha se kanë folur për projekt të rëndësishme për Shkodrën që do të zbardhen në ditët në vijim.

"Siç jeni vene ne dijeni nga mediat, pak dite me pare unë kam marre pjese ne një takim qe organizoi Kryeministri Edi Rama, me deputet te qarkut Shkoder, ministra dhe drejtues te Fondit Shqiptar te Zhvillimit. Ne ketë takim u fol për disa projekte te rëndësishme qe po zbatohen ne Shkodër dhe te tjera akoma me te rëndësishme qe do te zhvillohen se shpejti, dhe qe për këto do te njiheni ne mënyrë te detajuar​ ne ditët e ardhshme!​

Kam arritur ne përfundimin se fuqia jone e përbashkët politike dhe mbështetja jone elektorale​ është e një rëndësie te veçante, për ta motivuar shume me tepër mazhorancen qeverisëse qe te punoje për Shkodrën me zhvillime dhe projekte te reja!

Unë ju ftoi qe fuqinë tone politike dhe elektorale te padiskutueshme, ta kanalizojmë ne mbështetje te mazhorances për projektet qe ajo ka ne drejtim te zhvillimit te Shkodres!

Ne duhet ti japim shansin PS qe ta drejtoje Bashkinë Shkodër, pas 30 viteve te drejtimit te PD-se, dhe te mos vazhdojmë me ngarkesa emocionale, qe asnjë te mire nuk i kane sjelle Shkodres! Mazhoranca qeverisëse ka përgatitur një pakete investimesh shume te rëndësishme për Shkodrën, ndaj ne duhet te bëhemi mbështetësit e këtij ndryshimi duke votuar për kandidaturën e saj e krijuar një koalicion te fuqishëm me qytetaret për te punuar për Shkodrën!

Unë ju ftoi ne ketë rrugetim,​ i bindur se mbështetja e juaj jo vetëm qe nuk do te me mungoje, por do te jete shume me e madhe se deri me sot!

Me Shkodrën dhe për Shkodrën, miq! Kam shume besim tek kontributi juaj dhe tek vizioni juaj, ndaj dhe iu drejtohem me sinqeritetin me te madh qe​ te vazhdojmë bashke ne udhëtimin e suksesshëm qe nisem nga viti 2013!​", shkruan Çela.

Të fundit