Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Jo 4-5 pacientë me Covid-19 në një dhomë”, Rama i përgjigjet mjekut të ‘Shefqet Ndroqit’: Nuk ia ka idenë ç’po thotë, më kujton një gazetar sportiv

“Jo 4-5 pacientë me Covid-19 në një dhomë”, Rama

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur mjekut Arjan Mezini në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, i cili një ditë më parë tha në ‘Open’ se kur ka struktura spitalore, pse duhet të lihen 4-5 të sëmurë me covid-19 në një dhomë për shkak të ngarkesës virale.

Po në këtë studio, Rama e hodhi poshtë deklaratën e mjekut, duke e cilësuar si një trajner të pavlerësuar të Real Madridit.

Ky mua më kujtoi një gazetar sportiv, që kur flet si trajner i pavlerësuar i Real Madridit. Nuk ja ka idenë, menaxhimi i spitaleve nuk është profesioni i tij. Aty foli kot.
I kemi parë spitalet në Gjermani, Itali, kjo që thotë ai nuk ekziston në asnjë spital në planet.

Ai flet jashtë diturisë vet, nuk është menaxher spitalesh e nuk na jep mend. Si mjek të flasë për specialitetin e vet.  S’bëhet e dinë ata që merren me këtë punë. Ato që thotë janë pa lidhje, se në Francë e Gjermani nuk rezulton që të sëmurët me covid janë të ndara me dhoma të veçanta”, u shpreh Rama.  

 

Të fundit