Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Ka procedura shtrimi, s'janë autoambulancat e Tritan Kryemadhit!”, Rama thumbon Metën: S'bëhet për 8 orë siç i dhe ti pasaportën futbollistit

“Ka procedura shtrimi, s'janë autoambulancat e Tritan
Në foto: Kryeministri Rama në konferencë për shtyp

“Ka procedura shtrimi”, kështu është shprehur kryeministri Rama pas akuzave se pacientët me COVID-19 kanë marrë mjekim për 6 orë në autoambulanca për shkak të mungesës së shtretërve.

Ndërkaq, ka referuar akuzave të presidentit Meta se qeveria nuk po e menaxhon siç duhet situatën e COVID-19, Rama i ka kujtuar atij rastin e futbollisit të Tiranës, Cobbina, të cilit i dha nënshtetësi pet 8 orë.

"Ka mësuar dhe një gjë Likja, të thotë s’ka plan.

S’janë autoambulancat e Peço Vasilit dhe as të Tritan Kryemadhit. Janë autoambulanca ta pajisura me të gjitha. Është gënjeshtër kur thonë se njerëzit rrinë. Nuk është procedura ai afrikanë që mori pasaportë për 8 orë por është procedura shtrimi. Tregojani njerëzve çka ndodh në ambulancë. Ca do me thënë kjo shiko ambulancën po rri aty. Çdo me thënë

Edhe kur ua tregon spitalin nga brenda e quajnë film, sepse gënjeshtra është shumë më efikase se e vërteta. E keqja është e rrezikshme sepse rreziku nxit tjetër vëmendje", tha Rama.

Të fundit