Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Kafe" në orar pune me punonjësit e administratës, Manastirliu shkel hapur ligjin

"Kafe" në orar pune me punonjësit e administratës,

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një aktivitet elektoral që ka ngjallur reagime për shkelje të mundshme të ligjit.

Ajo shfaqet në rrjetet sociale duke zhvilluar një takim me punonjës të administratës publike gjatë orarit zyrtar të punës, një veprim që bie ndesh me rregullat që ndalojnë përfshirjen e Shërbimit Civil në fushatë.

Siç duket, Manastirliu shfaqet në takim me të rinj të përfshirë në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës dhe në përshkrimin e saj, thekson rëndësinë e këtij programi për integrimin e studentëve në administratën publike dhe për sjelljen e energjisë së brezit të ri në institucionet shtetërore.

Megjithatë, prania e këtyre punonjësve në një aktivitet me natyrë elektorale, në vend që të ishin në vendin e punës, ka ngritur dyshime për përdorimin e administratës publike në funksion të fushatës.  

Të fundit