Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Kam marrë garancinë", Balluku tregon se kur do të hapet Bypassi i Vlorës

"Kam marrë garancinë", Balluku tregon se kur do të

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka inspektuar këtë të mërkurë punimet në Bypassin e Vlorës. Ajo shprehet se ka marrë garancinë se do të hapet më 15 korrik.

Ajo shton më tej se i ka kërkuar ARRSH-së që të tregohen të kujdesshëm sa i përket sigurisë rrugore. 

“Unë kam marrë garancinë që ky Bypass do të bëhet i aksesueshëm në 15 korrik. I kam kërkuar ARRSH dhe supervizorit që të tregohen të kujdesshëm sa i përket sigurisë rrugore. Përfundim në kohë rekord, por duke përmbushur edhe të gjitha kushtet e sigurisë rrugore. Nga sot dhe deri në 15 korrik në do të jemi prezent në Bypass për t’ju mbështetur për të mbaruar sa më shpejt. “Sinjalistika do të jetë provizore dhe do te jetë shumë e dendur. Kështu që të gjithë drejtuesit e automjeteve, unë drejtor automjet vetë, më pëlqen ti jap makinës dhe na shqetëson sinjalistika provizore,” tha Balluku gjatë inspektimit të punimeve.

Ndërsa, krahas videos së publikuar në rrjetet sociale, ministrja shkruan: "Vijon puna në bajpasin e Vlorës, një arterie shumë e rëndësishme ku prej muajsh punohet intensivisht që të jetë e hapur (edhe pse jo e përfunduar) për qarkullimin e automjeteve gjatë këtij sezoni turistik, duke e shkurtuar ndjeshëm lëvizjen drejt bregdetit të jugut"

Të fundit