Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Kam refuzuar 3 herë dorëheqjen", Rama bën Ballukun 'të paprekshme': Vetëm unë i vendos kushtet e largimit

"Kam refuzuar 3 herë dorëheqjen", Rama bën Ballukun

Kryeministri Edi Rama pranoi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste se ka refuzuar tre herë dorëheqjen e Belinda Ballukut.

“Dorëheqje nën presionin e një fuqie që ka dalë nga territori i vet dhe ka hyrë në territorin e pavarësisë së pushtetit ekzekutiv nuk ka”, tha Rama, duke sulmuar në mënyrë të hapur gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Ai shtoi se vetëm ekzekutivi ka të drejtën për të përcaktuar kushtet e dorëheqjes, duke vendosur një mesazh të qartë ndaj organit të drejtësisë.

“Kur plotësohen kushtet, këtë nuk e përcakton as prokurori, as gjyqtari i seancës paraprake, as media dhe as gjyqi popullor”, tha Rama.

Rama: Sa i përket rastit konkret, ai është në një proces tjetër dhe nuk lidhet më me pezullimin. Belinda Balluku ma ka dorëzuar tre herë dorëheqjen. I kam në dosje. Një herë kur iu ngrit akuza, herën e dytë kur iu bë pezullimi i parë dhe herën e tretë pasi Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë nuk mori vendim. Të treja herët kam qenë unë ai që i kam refuzuar dorëheqjet. Sepse dorëheqje nën presionin e një fuqie që ka dalë nga territori i vet dhe ka hyrë në territorin e pavarësisë së pushtetit ekzekutiv, nuk ka.

Jam falënderues që ajo nuk ka këmbëngulur, por ka vazhduar të përballojë gjithë atë baltë mbi fytyrë, sepse unë nuk e pranoj dorëheqjen deri kur të plotësohen kushtet. Dhe kur plotësohen kushtet, këtë nuk e përcakton as prokurori, as gjyqtari i seancës paraprake, as media dhe as gjyqi popullor. Sepse, nëse do të hynim në këtë logjikë, do t’i hapnim rrugë një historie që do të dëmtonte seriozisht kapacitetin e pushtetit ekzekutiv për të qeverisur.

Të fundit