Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kandidate për bashkinë e Tiranës? Balluku: S’e zëvendësoj dot Erionin

Kandidate për bashkinë e Tiranës? Balluku: S’e

Zv.kryeministrja Belinda Balluku u shpreh se nuk do të jetë kandidate në garën për kreun e Bashkisë së Tiranës.

E ftuar në studion e “Now”për Euronews Albania, Balluku tha se Erion Veliaj e ka drejtuar më së miri bashkinë e Tiranës dhe se nuk mund të zëvendësohet, sipas saj. Ajo tregoi edhe për lidhjet e ngushta me Veliajn dhe kohën që kalojnë me familjet.

“Erioni ka shkëlqyer në Bashkinë e Tiranës, popullariteti që ka tregon se ka ditur t’i bëjë gjërat mirë dhe mund ta bëjë edhe më mirë në 4 vitet e ardhshme. Gjej rastin të them se jemi dy njerëz që na bashkojnë familjet, Erioni është nun i vajzës sime. Dhe kur ulemi ndonjë fundjavë të hamë mëngjes bashkë dhe të bisedojmë njerëzit na shohin me çudi pikërisht prej këtyre fjalëve që dalin por nuk janë të vërteta”, u shpreh Balluku.

Të fundit